RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vrasje në Dumnicë të Podujevës – viktima një 58 vjeçar, nuk dihen motivet

vrasje-ne-dumnice-te-podujeves-–-viktima-nje-58-vjecar,-nuk-dihen-motivet

Një burrë u gjet i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij në fshatin Dumnicë të Podujevës. Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00.

Vdekjen e tij e konfirmuan ekipet mjekësore të cilat kishin dalë në vendin e ngjarjes.

E policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti është cilësuar si “vrasje”.

“Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me këtë rast, Telegrafi ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, të cilët kanë konfirmuar gjithashtu se viktima është vrarë.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj ka bërë të ditur se Prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke punuar në ndriçimin e rrethanave të këtij rasti.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është kualifikuar “Vrasje”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast”, tha Ulaj.

Ulaj shtoi se viktima ishte 58 vjeçar.

“Mosha e viktimës është 58 vjeç, derisa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit”, tha ajo.

Related posts

Ministri i jashtëm i regjimit sirian në Arabinë Saudite, vizita e parë që nga viti 2011

rezart morina

Jep dorëheqjen gjyqtari i Speciales, Thaçi kishte kërkuar përjashtimin e tij

RTI

Rama: Kërcënimi i stabilitetit në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, të papranueshme

admin