Një gjykatë në Las Vegas shpalli fajtor të mërkurën një ish-zyrtar të shtetit të Nevadës për vrasjen e gazetarit investigativ Jeff German. Juria mori vendimin unanim për ta shpallur fajtor për vrasje të shkallës së parë ish-administratorin e Qarkut Clark, Robert Telles. Telles u shpall fajtor për vrasje me një armë vdekjeprurëse ndaj një viktime.