RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vriten dhjetëra palestinezë në ditën e 115 të sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës

vriten-dhjetera-palestineze-ne-diten-e-115-te-sulmeve-te-izraelit-ne-rripin-e-gazes

Dhjetëra palestinezë u vranë dhe u plagosën në ditën e 115-të të sulmeve intensive të forcave izraelite në Rripin e Gazës nga ajri, toka dhe deti, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, dhjetëra palestinezë u vranë dhe u plagosën si pasojë e bombardimeve ajrore dhe tokësore të ushtrisë izraelite në lagjet Az-Zeitoun në juglindje të qytetit të Gazës dhe Tel al-Heva në jugperëndim.

Të paktën 23 palestinezë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmin e avionëve luftarakë izraelitë në një shtëpi që i përket familjes Al-Mutvi në perëndim të kampit të refugjatëve Nusayrat, që ndodhet në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Në sulmin izraelit në një shtëpi në lagjen Al-Zawayida në pjesën qendrore të qytetit, 14 palestinezë u vranë dhe disa tjerë u plagosën.

Ushtria izraelite vazhdon bombardimet intensive në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës nga ajri, toka dhe deti.

Related posts

Rama e Vuçiqi me ide të përbashkët, anëtarësi të klasit të dytë në BE

admin

Rreth 1200 emigrantë zbarkuan në Itali brenda një dite

admin

Mbi 19 mijë kosovarë, nesër votojnë nëpër përfaqësitë diplomatike

RTI