Është vrarë të hënën në Meksikë një gazetar, i cili punonte në një program lokal të lajmeve, raportoi Associated Press të martën.
Fredid Roman është bërë gazetari i 15-të i cili u vra në Meksikë vetëm këtë vit.
Prokurorët në shtetin jugor të Guerreros kanë deklaruar se gazetari Roman është qëlluar për vdekje në shtetin, Chilpancingo.
Emisioni i Romanit “The Reality of Guerrero”, ishte i fokusuar në politikat e larta të shtetit. Roman ishte po ashtu kolumnist i rregullt.
Guerrero është një shtet ku lulëzon trafiku i drogës dhe ku vazhdimisht ka përplasje të armatosura të grupeve të ndryshme.
2022-ta është një prej viteve më vdekjeprurëse për gazetarët në Meksikë, i cili po shihet tani si shteti më i rrezikshëm për gazetarët jashtë një zone lufte.
Prokurorët nuk kanë dhënë menjëherë detaje të tjera për vrasjen e Romanit, për të cilin thuhet se është vrarë brenda veturës së tij.
Vrasja ka ndodhur vetëm një javë pasi gazetari i pavarur, Juan Arjón López, është gjetur i vrarë me një plumb në kokë. Trupi i tij është gjetur në San Luis Rio Colorado, afër kufirit me Arizonën. /koha