RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vritet një polic i Kosovës në veri

vritet-nje-polic-i-kosoves-ne-veri

Sot rreth orës 3 mëngjesit në fshatin Banjska të Leposaviqit është sulmuar Policia e Kosovës, ku ka mbetur i vrarë një polic dhe një tjetër është plagosur.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku tha se polici i vrarë është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare, shkruan teve1.info

Kryeministri thotë se ende janë duke vazhduar gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë.

“Në këto momente ende vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë tonë. Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

“Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve.

Policia e Kosovës e ka njoftuar familjen e policit të vrarë A.B. Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Ngushëllime familjes dhe të gjithëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur”, ka shkruar tutje kryeministri./

Related posts

LVV-ja e përjashton Haki Abazin nga Grupi Parlamentar

rezart morina

Dyshimet për riinstalimin e policisë serbe në veri, flasin nga EULEX-i

admin

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa COVID-19

admin