RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vritet një rreshter në Leposaviq, Kurti: Ende po vazhdojnë gjuajtjet me armë mbi policinë tonë

vritet-nje-rreshter-ne-leposaviq,-kurti:-ende-po-vazhdojne-gjuajtjet-me-arme-mbi-policine-tone

Një rreshter është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë në drejtim të policisë në Banjska të Leposaviqit.

Kryeministri Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes, duke thënë se ky është sulm terrorist dhe kriminal.

Sipas Kurtit, gjuajtjet me armë të kalibreve të ndryshme, nga sulmues me maska, janë duke vazhduar.

“Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen” ka thënë mes të tjerash Kurti.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Rreth orës 3 të mëngjesit sot, në fshatin Banjska të Leposaviqit, është sulmuar policia e Kosovës me ç’rast është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.

I vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare. Në këto momente ende vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë tonë. Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda.

Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve.

Policia e Kosovës e ka njoftuar familjen e policit të vrarë A.B. Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Ngushëllime familjes dhe të gjithëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur

Related posts

Gaza, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite rritet në 26.900

rezart morina

Mbyllet ngushtica e Dardaneleve për shkak të zjarreve në Turqi

rezart morina

Finlanda ndihmon me 10 miliardë euro kompanitë e energjisë

admin