RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Vritet një polic në Fier

vritet-nje-polic-ne-fier

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje./Top Channel/

Related posts

Gjermanisë i mungojnë forca të kualifikuara, por a përfitojnë punëdhënësit duke tërhequr sërish në botën e punës pensionistët?

admin

Kabineti izraelit i luftës: Rezoluta e OKB-së për armëpushim “nuk ka rëndësi operacionale”

RTI

OKB: Efekte negative në urinë globale pas shkatërrimit të digës Kakhovka

rezart morina