RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vritet një tjetër palestinez në Bregun Perëndimor, shifra totale nga 7 tetori shkon në 373

vritet-nje-tjeter-palestinez-ne-bregun-perendimor,-shifra-totale-nga-7-tetori-shkon-ne-373

Ushtarët izraelitë vranë një palestinez me të shtëna joselektive gjatë një inkursioni gjatë natës në një fshat në Bregun Perëndimor të pushtuar, raportuan mediat palestineze, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare e lajmeve Wafa raportoi se “një palestinez 27-vjeçar u vra gjatë natës pasi u qëllua nga zjarri i drejtpërdrejtë i forcave izraelite gjatë konfrontimeve në fshatin Deir Abu Deif, në verilindje të Jeninit”.

Forcat izraelite bastisën fshatin dhe mbyllën hyrjet e tij, duke provokuar banorët dhe duke shkaktuar konfrontime, tha agjencia.

Gjatë konfrontimeve, ushtarët izraelitë qëlluan me municion të vërtetë mbi banorët, duke plagosur rëndë Qassam Ahmad Yasinin, i cili vdiq nga plagët e tij pak më vonë, tha agjencia e lajmeve.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, të paktën 373 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori.

Tensionet kanë qenë të larta në gjithë Bregun Perëndimor që kur Izraeli filloi një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake kundër Rripit të Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi, në të cilin Izraeli thotë se u vranë 1.200 njerëz.

Të paktën 26.083 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 64.487 janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Related posts

Takimi Burns-Kurti, deputeti zbardh prapaskenat: Është diskutuar edhe beteja kundër shërbimeve sekrete të Rusisë

admin

Rusia parandalon përpjekjen e Ukrainës për sulm ndaj aeroplanmbajtëses “Admiral Kuznetsov”

rezart morina

Osmani kërkon mbështetje nga Fajon, për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

admin