RTV AHIRETI
Lajme

Vritet një zyrtar policor i Kosovës në veri

vritet-nje-zyrtar-policor-i-kosoves-ne-veri

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, ku një polic me gradën e rreshterit ka mbetur i vrarë si pasojë e sulmeve në fshatin Banjskë të Leposaviqit, ndërsa një tjetër zyrtar policor kufitar është plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se sot në orën 3 të mëngjesit në fshatin Banjska të Leposaviqit është sulmuar policia e Kosovës, ku ka mbetur i vrarë polici A.B.,

Ai ka thënë se polici i vrarë është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Rreth orës 3 të mëngjesit sot, në fshatin Banjska të Leposaviqit, është sulmuar policia e Kosovës me ç’rast është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur. I vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare. Në këto momente ende vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë tonë. Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda.

Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve.

Policia e Kosovës e ka njoftuar familjen e policit të vrarë A.B. Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Ngushëllime familjes dhe të gjithëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur.

Related posts

Hill: Lajçak po punon për zgjidhje që nuk do të imponohen, ato nuk qëndrojnë shumë

rezart morina

Thatësira në Evropë mund të jetë më e rënda e regjistruar ndonjëherë

admin

Mali i Zi – BE: Qeveria e re të përparojë në procesin e anëtarësimit

rezart morina