RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres: Marrëveshja e grurit, fillimi i përpjekjeve diplomatike

guterres:-marreveshja-e-grurit,-fillimi-i-perpjekjeve-diplomatike

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë gjatë një takimi me presidentët e Ukrainës dhe Turqisë, Volodymyr Zelensky dhe Recep Tayyip Erdogan, në Lviv.

Shefi i OKB-së tha pas samitit se marrëveshja me Rusinë për të eksportuar grurin e bllokuar me muaj në Ukrainë, ishte vetëm fillimi i përpjekjeve diplomatike dhe se fryma e kompromisit ishte e nevojshme.

“Momenti pozitiv në frontin e ushqimit pasqyron një fitore për diplomacinë, për multilateralizmin, për personat e kapur në kthetrat e një krize të kostos së jetesës, dhe për fermerët punëtorë të Ukrainës”, tha ai.

“Por, ky është vetëm fillimi. Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të sigurojnë progres të vazhdueshëm”, shtoi Guterres.

Guterres tha se pushtimi rus në Ukrainë kishte shkaktuar vdekje të shumta, shkatërrime dhe zhvendosje masive dhe shkelje dramatike të të drejtave të njeriut. /atsh

Related posts

Vendet e Ballkanit shprehin ngushëllime për Turqinë pas aksidentit tragjik të autobusit

RTI

Luftanija e katërt MILGEM e Pakistanit do të lëshohet në përdorim këtë javë

admin

Izraeli vazhdon sulmet në Liban, plagosen tre ushtarë teksa çaktivizonin municionet

Muhamet Ramadani