RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vuçiq i gatshëm ta pranojë planin franko-gjerman: Por kam shqetësim rreth një çështjeje

vuciq-i-gatshem-ta-pranoje-planin-franko-gjerman:-por-kam-shqetesim-rreth-nje-ceshtjeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se në ditët dhe javët në vijim do t’i bëjë konsultimet me anëtarët e qeverisë, anëtarët e parlamentit dhe të gjitha grupet e rëndësishme të shoqërisë, se “jemi të gatshëm ta pranojmë konceptin dhe të punojnë në implementimin e marrëveshjes së rekomanduar” nga BE.

Vuçiq këto komente i bëri pas takimit me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe këshilltarët për politikë të jashtme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne dhe këshilltarin diplomatik të kryeministres së Italisë, Francesco Maria Talo.

“Kishim një bisedë tejet të vështirë, mund të them se ishte biseda më e vështirë që kemi pasur ndonjëherë. Një diskutim i hapur dhe serioz. Për një gjë për të cilën jemi dakord është se konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje dhe kur keni konflikt të ngrirë, atëherë vetëm është pikëpyetje momenti kur dikush vjen dhe e zgjedh (e shkrinë) atë konflikt dhe kur individët të papërgjegjshëm do ta rrezikojnë paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, dëshiroj t’iu them se, si president i rep. Serbisë, sot padyshim jam ballafaquar me probleme dhe sfida, të cilat do t’iu vendoseshin si barë para shtetit tonë, po nëse nuk do të kishim ra dakord me planin e rekomanduar”, tha ai.

Ai shtoi se vazhdimi i bisedimeve dhe kthimi i serbëve në institucione të Kosovës, do të ndodh vetëm pas themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Related posts

“Dënojmë me shprehjet më të forta sulmin e ulët të kryer sot në Suedi kundër librit tonë të shenjtë, Kuranit”

admin

Britania dërgon luftanije të Marinës Mbretërore në Lindjen e Mesme përpara misionit të mundshëm të sigurisë në Hormuz

admin

SHBA: Ndalesa e shefit të OKB-së nga Iz’raeli nuk është “produktive”

admin