RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vuçiq pas takimit me Borell e Lajçak: Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar

vuciq-pas-takimit-me-borell-e-lajcak:-bisedimet-e-veshtira-ne-bruksel-sapo-kane-filluar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrellin dhe të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçakun ka thënë se bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar.

“Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar”, ka shkruar Vuçiqi në rrjetin social Instagram.

Pas takimit me Vuçiqin, të dy diplomatët evropianë kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa në orën 11:00, pritet të zhvillohet takimi i përbashkët.

BE ka njoftuar se Borrell dhe emisari Lajçak do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës të cilët do të pasohen nga një takim i përbashkët trepalësh.

“Takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Më pas Borrll do të ketë një konferencë të përbashkët për media.

Ndryshe, Kurti dhe Vuçiç janë takuar për herë të fundit më 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës.

Pas shpërthimit të tensioneve në veri të vendit, s’janë mbajtur takime të nivelit të lartë, përveç atyre të nivelit teknik.

Related posts

151 mjekë në pritje për t’u larguar nga Kosova

Muhamet Ramadani

Protesta në Sarajevë, kërkohet anulimi i ndeshjes së ekipit izraelit për shkak të luftës në Gaza

admin

Plenkoviq e Kurti takohen në Davos: Kroacia mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe BE

admin