RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vuçiq pas takimit me Lajçakun thotë se formimi Asociacionit, i domosdoshëm

vuciq-pas-takimit-me-lajcakun-thote-se-formimi-asociacionit,-i-domosdoshem

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot në Beograd përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Dhe siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq, takimin e ka cilësuar si “konstruktiv dhe shumë korrekt”.

Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përb…Rriten çmimet e derivateve të naftës në MaqedoniShkarkimi i katër kryetarëve në veri, KQZ nis verifikimin e nënshkrimeveVazhdon shkëlqimi i Granit Xhakës, sërish në formacionin e javës në Bundesliga“S’jam xheloze për goca që nuk dinë të lidhin katër fjalë”- Ilnisa e revoltuar me Merit…

“Theksova domosdoshmërinë e formimit të Asociacionin e Komunave Serbe, mbajtjen më urgjente të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës… E ritheksova gatishmërinë e Republikës së Serbisë për të përmbushur detyrimet e saj, në përputhje me marrëveshjet juridike ndërkombëtare, duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Kartën e OKB-së”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Siç kujtojnë mediat serbe, kjo është vizita e parë e Lajçakut në Beograd këtë vit dhe hera e fundit që ai ishte në kryeqytetin serb ishte në nëntor të vitit të kaluar.

Lajçak po qëndron në Beograd tri ditë para fillimit të paralajmëruar të zbatimit të rregullores së bankës qendrore në Prishtinë, sipas së cilës Euro do të ishte mjeti i vetëm për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë.

Ndryshe, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se pas vizitës së sotme në Beograd, Lajçak do të qëndrojë nesër në Prishtinë dhe se kjo është pjesë e “kontaktit dhe ndërveprimit të vazhdueshëm të Lajçak me partnerët për t’i ndihmuar ata të avancojnë në dialog”.

Related posts

Seanca e përbashkët e qeverive Kroaci-BeH: “Rruga e Sarajevës drejt BE-së më e rëndësishme se kurrë”

admin

Osmanit i bëhet thirrje ta luajë rolin unifikues mes tensioneve

rezart morina

Qytetarët ankohen se jetesa pas ngritjeve të çmimeve është bërë e papërballueshme

rezart morina