Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “e ka shpallur” të dështuar procesin e dialogut. Dhe sipas tij, fajtor për këtë është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai në një intervistë për televizionin “Pink”, të enjten mbrëma, përcjell “B92”, ka “kërkuar edhe ndihmë” nga shtetet perëndimore.
“Kërkoj nga fuqitë që e mbrojnë të na ndihmojnë, ta frenojnë e ta mbushin mend Albin Kurtin”, theksoi ai.
Sipas tij, nuk ka gjë as nga dialogu në Bruksel.