RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vuçiq: Zgjedhje të reja në Beograd më 2 qershor

vuciq:-zgjedhje-te-reja-ne-beograd-me-2-qershor

Pas takimit me liderët e koalicionit qeverisës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq në fjalimin e tij para opinionit publikoi se e ka pranuar propozimin që zgjedhjet e reja në Beograd të zhvillohen më 2 qershor, për shtyrjen e seancës konstituive për zgjedhjen e Ana Bërnabiqit si kryetare për 7 ditë dhe për formimin e qeverisë së re deri më 1 prill, raportojnë mediat.

Vuçiq tha se shumica e partnerëve të koalicionit dëshirojnë që zgjedhjet në Beograd të mbahen më 28 prill dhe të gjitha të tjerat në 87 njësitë vendore të organizohen sipas afateve kushtetuese dhe ligjore.

“Ideja dhe kërkesa ime është që zgjedhjet në Beograd të mbahen më 2 qershor, sepse dua që të gjithë të kenë kohë për të përgatitur fushatën. Dhe ato zgjedhje do të bëhen më 2 qershor, sepse miqtë e mi ishin dakord me këtë ide. Të gjitha zgjedhjet e tjera do të mbahen në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore, sepse askush nuk dëshiron të japë dorëheqje për askënd dhe kjo u refuzua njëzëri nga të gjithë të pranishmit, tha Vuçiq në konferencën për media.

Ai tha se pas konsultimeve me liderët e partive në pushtet, ka pranuar informacionin se lista e SNS-së “Serbia nuk duhet të ndalet” ka një shumicë e cila është e mjaftueshme për të formuar një shumicë parlamentare dhe një qeveri dhe se në ditët në vijim ata do të dorëzojë emrin e mandatarit.

“Të përpiqemi të kemi një qeveri të re para 1 prillit, tha presidenti serb.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, në të cilën shumica duhet të votojë për kryetare të Kuvendit Ana Bërnabiqin, e cila është caktuar për nesër, është shtyrë për saktësisht një javë, për të përgatitur zgjedhjet për nënkryetar, kryetar dhe të gjitha komisionet parlamentare.

Related posts

Udhëhoqi ceremoninë e varrimit të Alexei Navalnyt, pezullohet prifti ortodoks në Rusi

admin

“Italia heq embargon 10 vjeçare ndaj aviacionit civil libian”

admin

Erdoğan: Turqia do t’i përgjigjet Perëndimit më 28 maj

rezart morina