RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vuçiq: Zgjedhjet në Serbi do të shpallen “shumë shpejt”

vuciq:-zgjedhjet-ne-serbi-do-te-shpallen-“shume-shpejt”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se zgjedhjet në vend do të shpallen “shumë shpejt”, duke theksuar se ai është gjithmonë i gatshëm për dialog, raporton Anadolu.

Ai njoftoi se zgjedhjet do të shpallen së shpejti, duke theksuar se qytetarët do të vendosin se kush është i aftë të punojë dhe të ndërtojë, e kush, siç tha ai, merret me kritika dhe fyerje.

Duke folur për çështjen e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), Vuçiq tha se Serbia do të bëjë gjithçka për ta zgjidhur këtë çështje, por se nuk është optimist sa i përket mundësisë së zgjatjes së licencave që lëshohen nga Zyra Amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC).

“Nuk e di çfarë t’ju them. Nuk jam i sigurt se dikush e di nëse do të ketë zgjatje të licencave pas 31 korrikut. E dija se kjo do të ishte shumë e vështirë”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se, pavarësisht kësaj, ekziston shpresa se do të gjendet një zgjidhje. “Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë”, tha ai.

Departamenti Amerikan i Thesarit, përmes Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja (Office of Foreign Assets Control – OFAC), vendosi sanksione ndaj NIS-it për shkak të pjesëmarrjes ruse në pronësi në janar të vitit 2025.

Related posts

Prishtina së shpejti pajiset me autobusë të rinj dhe elektrikë

admin

Ukraina frenon përparimin rus dhe rimerr territor, rrit rolin e dronëve në luftë

admin

UNICEF: Më shumë se 13,000 fëmijë të vrarë gjatë luftës në Gaza

admin