RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Njësitë speciale kërkojnë kushte më të mira, shpalosin një sërë kërkesash

njesite-speciale-kerkojne-kushte-me-te-mira,-shpalosin-nje-sere-kerkesash

Njësia më elitare e Policisë së Kosovës ka nisur protestën para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Përveç tyre, të pranishëm në protestë janë edhe njësitë e tjera të Policisë së Kosovës.

NJSI-ja, si njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, po kërkon ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Më 27 tetor, Qeveria e Kosovës prezantoi shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Shtesat janë ndarë në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve policorë. Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë 150 euro mbi pagën bazë.

Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria tha se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh.

Related posts

Trump nënshkruan Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare prej 901 miliardë dollarësh

Muhamet Ramadani

Paralajmëron OBSH: Shëndeti i të rinjve në rrezik nga rënia e përdorimit të prezervativit! Qeveritë t’u sigurojnë akses në edukimin s*ksual

admin

Ilya Gambashidze, personi që qeveria amerikane akuzon për fushatën e dezinformimit të Kremlinit

admin