Presidenti Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur frazën se “Serbia do të mbrojë serbët në Kosovë” edhe pas takimit me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Takimi u zhvillua të enjten pasdite në Beograd, ndërkohë Vuçiqi ka paralajmëruar një takim tjetër në orën 22:00.
“S’ka dorëzim, Rroftë Serbia!”, tha Vuçiq në një videomesazh në Instagram. “Bisedimet do të vazhdojnë në orën 22:00. Shpresoj për një kompromis, por ne patjetër do të mbrojmë interesat e serbëve në Kosovë”, shtoi ai.
Zyra e Presidencës serbe ka paralajmëruar edhe një komunikatë për media. /koha