RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vullnetarët kërkojnë viktima mes rrënojave dhe baltës

vullnetaret-kerkojne-viktima-mes-rrenojave-dhe-baltes

Një ndërprerje njëditore e valëve të komunikimit në qytetin e goditur nga përmbytjet në Libinë lindore ka komplikuar më tej punën e ekipeve që kërkojnë trupa nën rrënoja dhe në det.

Kompania shtetërore e telekomunikacionit e Libisë thotë se ndërprerja filloi kur kabllot me fibra optike në Libinë lindore u ndërprenë të martën.

Interneti dhe shërbimi telefonik u ndërprenë, duke i lënë banorët dhe gazetarët të paaftë për të raportuar gjendjen Brenda qytetit Derna.

Autoritetet thonë se komunikimet në Derna u rivendosën të mërkurën në mbrëmje.

Shirat e dendur shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse në të gjithë Libinë lindore në fillim të këtij muaji.

Stuhia pushtoi dy diga në orët e para të 11 shtatorit, duke lëshuar mure uji që shkatërruan lagje të tëra në Derna dhe vranë mijëra njerëz. /voa

Related posts

Dodik refuzon ndryshimet në Kodin Penal të paraqitura nga përfaqësuesi i lartë

admin

Petkoviq thotë se Bislimi e ka quajtur marrëveshjen për vizitat zyrtare inekzistente

RTI

Holandë, numri i ateistëve rritet në 58 për qind

admin