RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Walker kritikon qasjen e SHBA-së karshi Kosovës: Vuçiqi e ka vendin në Hagë

walker-kritikon-qasjen-e-shba-se-karshi-kosoves:-vuciqi-e-ka-vendin-ne-hage

Masat ndëshkuese ndaj Kosovës po i cilëson si të padrejta.

Madje për ish-ambasdorin William Walker, është e pazakonshme që një vendi demokratik t’i vihen sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Konsideroj që masat ndëshkuese apo sanksionet, sido që t’i quani ato, janë të padrejta ndaj Kosovës. Masa ndëshkuese u vihen atyre shteteve që i shkelin ligjet ndërkombëtare, siç është rasti me Rusinë. Nuk është normale që BE-ja dhe SHBA-të ta sanksionojnë një vend demokratik siç është Kosova. Kjo është me të vërtetë diçka e pazakonshme”, tha Walker.

Walker shprehet pesimist për të ardhmen e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, kjo e fundit nuk është akoma e gatshme të ndryshoj dhe ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Për çfarë dialogu jemi duke folur? Krerët shtetërorë serbë e kanë bërë të qartë se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Si mund të jesh optimist për të ardhmen e dialogut kur Serbia nuk është e gatshme të ndryshoj. Tani shikoni se çfarë qasje destruktive ka Serbia, ndërsa Perëndimi i bënë presionin vendit më demokratik në rajon”, u shpreh Walker.

Diplomati amerikan në pension thotë se disa prej vendimmarrësve aktual në Uashington janë shumë të painformuar për historinë e Kosovës, dhe për këtë, ai shprehet shumë i shqetësuar.

“Ka ndryshime të mëdha gjeopolitike dhe SHBA-të tani e shohin më ndryshe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Mos harroni se kanë kaluar 23 vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Duhet ta dini që në vendimmarrjen amerikane nuk janë më personat e njëjtë dhe tani jam shumë i shqetësuar se sa të painformuar janë disa prej tyre për të kaluarën e Kosovës. Prandaj do t’u sugjeroja që të lexonin më shumë histori”, shtoi ai.

Walker i ka disa fjalë edhe për presidentin aktual serb, Aleksandar Vuçiq.

“Po ta kishim një situatë normale, sot në bankën e të akuzuarve në Hagë do duhej të ishte ish-ministri i propagandës në kohën e Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq, e jo Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli. Të gjithë e dimë se çfarë roli ka pasur gjatë viteve të 90-ta Aleksandër Vuçiqi, dhe sot imagjinoni ai është President i Serbisë dhe për më tepër respektohet nga partnerët ndërkombëtar. Këtu e keni vetëm një shembull se sa shumë ka ndryshuar komuniteti ndërkombëtar në raport me Kosovën”, tha Walker.

Ndryshe, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka mohuar të ketë qenë i ashpër me Kosovën dhe i butë me Serbinë.

Related posts

Macron: Mbështetem te Kina për ta sjellë në vete Rusinë

rezart morina

Rreth 60,000 gra shtatzëna në Gaza përballen me kequshqyerjen, dehidrimin

admin6

Escobar: Asociacioni do të bëhet

admin