RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

William Walker nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Pejës

william-walker-nderohet-me-titullin-“doctor-honoris-causa”-nga-universiteti-i-pejes

Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, ambasadori William Walker, të premten në një ceremoni solemne u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa”, nga Universiteti Publik “Haxhi Zeka”, në Pejë.

Ceremonia e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka”, për ambasadorin William G. Walker filloi me intonimin e himnit të Kosovës, Shqipërisë dhe Amerikës.

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Armand Krasniqi gjatë fjalës së tij tha se William Walker me veprën e tij ka bërë ndryshimin e historisë së Kosovës.

“Si asnjëherë më parë jam i nderuar që para profesorëve të universitetit dhe studentëve të ju përshëndes dhe të ju uroj mirëseardhje në vendin tonë. Sa herë kujtojmë e flasim me ju, qytetarët me mendje e zemër përulen para jush për ndryshimin e historisë së popullit tonë”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, kryeministri i vendit Albin Kurti tha se janë mbledhur që të vlerësojnë lartë në gradën e doktorit të nderit, ambasadorin William Wolker.

“Jemi mbledhur këtu që universiteti t’ia ndaj këtë vlerësim të lartë, në gradën e doktorit të nderit. Të gjithë në që jemi sot këtu jemi të nderuar pa masë në pranin e tij në qytetin e bukur të Pejës. Në këtë fotografi të Williamit Walker është fotografi e vjetër, por që tregon se sa i ri vazhdon të jetë ai.

Kurti u shpreh se në kohë të vështira historike, një mik i mirë mund të jetë shpëtimi i nevojshëm.

“Në botën e traditave shqiptare miku i shtëpisë është njeriu më i nderuar, i cili nderohet deri në paprekshmëri”, tha ai.

Kurti u shpreh se janë mbledhur për të nderuar diplomatin e madh amerikan, William Walker.

“Në këtë pikë dua të them se ambasadori Walker është dhe mik i imi. Më 1998 erdhi në Kosovë në krye të misionit verifikues. Për qytetarët e Kosovës aq shumë i mirëseardhur ky mision ishte lehtë i verifikueshëm nga veturat ngjyrë portokalli me të cilin lëviznin 700 persona”, tha ai.

Kurti po ashtu theksoi se shqiptarët asnjëherë nuk do ta harrojnë emrin e ambasadorit, William Walker.

Edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se ambasadori Walker çdo herë do të jetë në zemrat e qytetarëve të Kosovës, si një njeri që ka kontribuuar jashtëzakonisht shumë në jetën e tyre.

“Në emër të qytetarëve të Komunës së Pejës i dëshiroj ambasadorit shëndet dhe jetë të gjatë, duke i thënë se çdo herë do të jetë në zemrat tonë, si njeri që ka kontribuuar jashtëzakonisht shumë për jetën tonë”, ka thënë Muhaxheri.

Ndryshe, ky titull iu akordua me motivacionin “Për humanizëm dhe guximin e veçantë njerëzor dhe profesional në mbajtjen dhe avancimin e vlerave themelore, të drejtave të njeriut drejt unifikimit të botës demokratike në ruajtjen e vlerave jetike për njerëzimin”.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit ka marrë pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, rektorë të universiteteve publike dhe private, përfaqësuese të diplomacive të huaja, si dhe emra të tjerë eminent të qytetit dhe vendit. Në këtë ceremoni do të interpretohen dy vepra muzikore të përzgjedhura nga personeli i Fakultetit të Arteve të UHZ.

Ndryshe, Më 15 janar 1999 kriminelët dhe paramilitarët serbë bënë një masakër makabre në popullatën civile, ku u vranë dhe masakruan 45 shqiptarë.

Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Serbia refuzon të ketë kryer masakër.

Një ditë pas kryerjes së masakrës, William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes u tmerrua nga kufomat e masakruara.

Ai deklaroi “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time.”

Lajmi i masakrës sensibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Related posts

Rusia thotë se ka kryer sulme ndaj objekteve të industrisë ushtarake të Ukrainës

rezart morina

Escobar sot në Kosovë, takim me Kurtin, Osmanin dhe liderët e opozitës, zbardhet axhenda e të dërguarit të SHBA për Ballkanin

admin

Kush është Ozkan Ulutas, komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë?

rezart morina