RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Xhaferoviq: Çdo vizitë e presidentit Erdoğan në BeH dhe në rajon ka efekt qetësues dhe balancues

xhaferoviq:-cdo-vizite-e-presidentit-erdogan-ne-beh-dhe-ne-rajon-ka-efekt-qetesues-dhe-balancues

Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Shefik Xhaferoviq tërhoqi vëmendjen mbi vizitën zyrtare që presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan do të zhvillojë në BeH më 6 shtator dhe tha se kjo vizitë është e rëndësishme edhe në aspektin e rritjes së marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Xhaferoviq në një prononcim për Anadolu Agency (AA) foli mbi vizitën zyrtare që presidenti Erdoğan do të zhvillojë në vendin e tij.

Ai tha se vizita që Erdoğan do të zhvillojë më 6 shtator në BeH është e rëndësishme për BeH dhe për rajonin. “Marrëdhëniet tona me Turqinë në 4 vitet e kaluara ishin në nivelin më të lartë. Kjo vizitë që do të zhvillojë presidenti i Turqisë, Erdoğan në Bosnjë e Hercegovinë, është e rëndësishme në aspektin e rritjes së marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve”, tha Xhaferoviq.

“Në shumicën e vizitave tona reciproke me presidentin Erdoğan, fokusi ka qenë mbi bashkëpunimin ekonomik. Kompanitë e mëdha turke si Şişecam dhe Natron Hayat, janë në mesin e kompanive më serioze në BeH. Në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë që kemi nënshkruar me Turqisë, biznesmenëve nga BeH iu është dhënë një status i rëndësishëm që nuk e kanë pasur në asnjë vend tjetër. Turqia dëshiron të rrisë marrëdhëniet ekonomike me ne. Objektivi ynë është të rrisim vëllimin tregtar në nivelin e 1 miliard dollarëve”, tha Xhaferoviq.

– “Çdo vizitë e presidentit Erdoğan në BeH dhe në rajon ka një efekt qetësues dhe balancues”

Duke vënë në dukje mbështetjen që presidenti Erdoğan ka dhënë për Marrëveshjen e Dejtonit, Xhaferoviq deklaroi se “Bosnjë e Hercegovina dëshiron bashkëpunim rajonal të lidhur me respektin reciprok. Turqia e njeh shumë mirë rajonin dhe mbështetja që ajo ka dhënë për rajonin është plotësisht në drejtim konstruktiv. Në kuadër të kësaj çdo vizitë e presidentit Erdoğan në BeH dhe në rajon ka një efekt qetësues dhe balancues”.

Vizita që presidenti Erdoğan do të zhvillojë, krahas marrëdhënieve ekonomike është e rëndësishme edhe në aspektin e stabilitetit të rajonit, potencoi Xhaferoviq i cili shtoi më tej se:

“Kohët e fundit marrëdhëniet ndërkombëtare janë jashtëzakonisht të trazuara. Lufta në Ukrainë ka sjellë vështirësi të mëdha. Turqia rolin e saj të rëndësishëm në garantimin e paqes ndërkombëtare e ka treguar në sigurimin e eksportit të drithit nga portet e Ukrainës dhe në negociatat e tjera. Turqia i kushton një rëndësi të madhe të gjithë rajonit, veçanërisht BeH-së. Objektivi i Turqisë është stabiliteti i Ballkanit. Presidenti Erdoğan dhe Turqia kanë një rol të madh në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Ai theksoi se “Kur ka marrëdhënie historike dhe kulturore ashtu si në shembullin e Turqisë dhe BeH-së, nuk mund të ketë kufizime në bashkëpunimet që do të bëhen. Ka edhe vende të tjera që BeH zhvillon bashkëpunime, por me Turqinë kemi bashkëpunime në shumë fusha si në politikë, ekonomi, mbrojtje, sport, kulturë, shëndetësi dhe arsim. Turqia është gjithashtu një nga partnerët kryesorë të BeH-së në mbrojtjen, rindërtimin dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore, e cila është baza e identitetit tonë”. /aa

Related posts

Merr fund grushti i shtetit? Mediat ruse: Lukashenko ndërhyn mes Prigozhin dhe Putin, arrihet marrëveshja

rezart morina

Studentët me aksion para MAShT-it

admin

Kurti: Policia e Kosovës e gatshme të mbrojë Kosovën edhe me jetë

RTI