RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB-ja kërkon drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale

okb-ja-kerkon-drejtesi-per-te-mbijetuarat-e-dhunes-seksuale

OKB-ja ka miratuar një tekst që synon të luftojë sulmet seksuale dhe të sigurojë qasje në drejtësi për viktimat e abuzimeve seksuale.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që ndihmon qasjen në drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale, në një votim që u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit.

Në tekstin, i cili u miratua me konsensus, Asambleja e Përgjithshme u kërkon vendeve të marrin masa efektive – brenda kuadrit të ligjit kombëtar dhe së drejtës ndërkombëtare – për të ndihmuar viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore të kenë qasje në drejtësi, mjete juridike dhe ndihma.

Është hera e parë që OKB-ja miraton një rezolutë të pavarur që njeh përdhunimin në kohë paqeje, ka theksuar Amanda Nguyen, themeluese dhe shefe ekzekutive e Rise-s, OJQ që është angazhuar për vite me radhë për të dëgjuar zërat e të mbijetuarave të sulmit seksual në mbarë botën.

Rezoluta e OKB-së thekson rëndësinë për viktimat e qasjes së shpejt dhe të papenguar në drejtësi, nevojën për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të grave në përgjithësi.

Pantallona, ​​pantallona të shkurtra, fustane, madje edhe rroba banje të një vajze të vogël me 103 manekine u ekspozuan në sallën e selisë së OKB-së nga mesi i korrikut deri të premten.

Si përfaqësues i BE-së, ambasadori çek, Jakub Kulhanek, përshëndeti vendosmërinë e organizatave të të mbijetuarave për të ndihmuar aprovimin e rezolutës.

Këtyre komenteve u bënë jehonë edhe diplomatë të tjerë.

“Ne e dimë se duhet të bëjmë më shumë për të eliminuar dhunën seksuale në botë, por kjo rezolutë historike na afron më shumë me këtë objektiv”, tha përfaqësuesi amerikan Jeffrey DeLaurentis.

Megjithatë, ai vuri në dukje se teksti nuk krijon të drejta apo detyrime në të drejtën ndërkombëtare.

Related posts

25 vjet nga vrasja e civilëve në tregun e gjelbër në Mitrovicë, Kurti: Të mos e harrojmë të kaluarën e errët

admin

I burgosuri palestinez ndërron jetë në burgun izraelit pas grevës së urisë prej 87 ditësh

rezart morina

Ministri iranian konfirmon: Izraeli kreu sulm kibernetik ndaj pikave të karburantit në Iran

rezart morina