RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Xhamia në një prej zonave monumentale të njohura të Londrës – Trocadero

xhamia-ne-nje-prej-zonave-monumentale-te-njohura-te-londres-–-trocadero

Pas 3 vitesh refuzim dhe presion, miliarderi mysliman britanik arrin të marrë lejen për të hapur xhaminë dhe Qendrën Islame brenda zonë më të rëndësishme historike monumentale të Londrës.
Çfarë di për të?
XHAMI NË NJË PREJ ZONAVE MONUMENTALE TË NJOHURA TË LONDRËS
Miliarderi britanik nxjerr lejen për hapjen e xhamisë dhe Qendrës Islame brenda zonës rekreative (çlodhëse) monumentale më aristokrate në zemër të Londrës pas disa viteve refuzimi.
KUSH ËSHTË ASIF AZIZ?
Ka lindur në Malawi të Afrikës, pastaj ka emigruar i vogël së bashku me familjen e tij.
U bë prej njerëzve të njohur biznesmenë në Britani – 56 vjeç.
U bë i njohur me pseudonimin ‘Mr. West End’, si tregues i zonës, në të cilën janë të përqendruara investimet dhe pronat e tij.
Në vitin 2020, Azizi kërkoi leje për ndërtimin e xhamisë për 9 mijë vende faljeje.
Por shkaku i presioneve të të djathtës ekstreme, këshilli i qytetit të Westminster-t e refuzoi kërkesën.
Së fundmi, pas 3 vitesh, në maj 2023, erdhi miratimi dhe Azizi e nxori lejen për hapjen e xhamisë, që do të zë 390 vende faljeje.
CILI ËSHTË KOMPLEKSI HISTORIK TROCADERO?
Ndërtesa historike ka kaluar nëpër disa ndryshime:
Nga sallë muzikore në vitin 1882, në sallë kërcimi në vitin 1965.
Pastaj, kompleks rekreativ (çlodhës), duke përfshirë hotel dhe disa restorante, derisa e bleu Azizi në vitin 2005.
Fondacioni “Aziz i bamirësisë’ do të marrë përsipër shndërrimin e katit të poshtëm në xhami dhe Qendër Islame dhe do të quhet ‘Piccadilly Prayer Square’ (Sheshi i Namazit Piccadilly).
– Marrë nga TRT Arabic –

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja

Related posts

admin

Krerët shqiptarë përshëndesin dakordësimin Kosovë-Serbi

rezart morina

“Europa në një epokë të paraluftës”- Kryeministri polak: Nuk po e ekzagjeroj! Gjëja më shqetësuese për momentin është…

admin