RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Xi paralajmëroi personalisht Putinin kundër një sulmi bërthamor ndaj Ukrainës

xi-paralajmeroi-personalisht-putinin-kunder-nje-sulmi-berthamor-ndaj-ukraines

Presidenti kinez, Xi Jinping ka paralajmëruar personalisht homologun e tij rus, Vladimir Putin në rast se ky i fundit do të kryente një sulm bërthamor kundër Ukrainës, sipas “The Financial Times”.

Sipas gazetës britanike, zyrtarët kinezë kanë marrë kështu meritën që kanë bindur udhëheqësin rus të tërhiqet nga kërcënimet e fshehta atomike.

Sipas Xi, Pekini është i shqetësuar për luftën e Rusisë kundër Kievit edhe pse sipas zyrtarëve perëndimorë dhe kinezë, ai ofronte mbështetje të heshtur për Moskën.

Mesazhi i presidentit Xi për Putinin ishte dhënë gjatë një vizite shtetërore në Moskë, marsin e kaluar. /atsh

Related posts

Orban i kërkon Vuçiçit lirimin e tre policëve të Kosovës

admin

Policia interviston 14 persona të dyshuar për falsifikim votash në Kllokot

Muhamet Ramadani

Turqia sot do të marrë drejtimin e KFOR-it në Kosovë

Muhamet Ramadani