RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zambia, humbin jetën 24 anëtarë të kishës në një aksident rrugor

zambia,-humbin-jeten-24-anetare-te-kishes-ne-nje-aksident-rrugor

Një aksident i rëndë trafiku me 24 të vdekur, anëtarë të kishës, ka ndodhur të shtunën në jug të Zambias, ndërsa 12 persona të tjerë u plagosën, raporton Anadolu.

Zëvendës zëdhënësi i policisë Danny Mwale njoftoi në kryeqytetin Lusaka se viktimat besohej të ishin anëtarë të Kishës së Re Apostolike në qarkun Chongwe në periferi të Lusakës, të cilët po udhëtonin për në Siavonga në jug për një takim kishtar.

“Të vdekurit janë identifikuar si 23 femra të rritura dhe një mashkull i rritur ndërsa të lënduarit janë 8 femra dhe 4 meshkuj. Shoferi i autobusit (në të cilin ishin viktimat) është në mesin e të lënduarve”, tha Mwale.

Ai tha se aksidenti ndodhi kur autobusi me të cilin po udhëtonin goditi një kamion mallrash në zonën Kapiringozi përgjatë rrugës Chirundu-Kafue, në jug të Lusakës.

“Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se autobusi me 35 pasagjerë në bord ka goditur kamionin nga pas në rimorkio. Më pas drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur duke rënë në anën e majtë të rrugës në një kanal”, tha Mwale.

Komisioneri i qarkut Chongwe, Evans Lupiah, përcolli ngushëllimet e qeverisë për familjet e të vdekurve, duke shtuar se 9 trupa ishin transportuar në Lusaka.

Related posts

Izrael, vazhdojnë protestat kundër reformës gjyqësore të Netanyahut

admin

Nënshkruhet marrëveshja për grurin mes Ukrainës dhe Rusisë – VIDEO

admin

Blinken nis bisedimet për uljen e tensioneve SHBA-Kinë

rezart morina