Kapsula hapësinore që mbante ekuipazhin Axiom-3 (Ax-3), përfshirë astronautin e parë turk, Alper Gezeravcı, zbarkoi në brigjet e Floridës në SHBA, transmeton Anadolu.
Axiom Space transmetoi drejtpërdrejt procesin e kthimit në Tokë të ekuipazhit Ax-3, përfshirë astronautin Gezeravcı nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) me kapsulën Dragon.
Kapsula Dragon e SpaceX që mbante ekuipazhin Ax-3 zbarkoi në brigjet e Floridës.
Kapsula pritet të merret në bord nga ekuipazhi tokësor.
Ekuipazhi Ax-3 u largua nga ISS më 7 shkurt.
Kapsula Dragon që mbante ekuipazhin Ax-3, përfshirë Gezeravcı u nis me sukses nga Qendra Hapësinore e NASA-s Kennedy në Florida më 18 janar, në orën 16:49 sipas kohës lokale në SHBA.
Ekuipazhi Ax-3, udhëtimi i të cilit zgjati afërsisht 36 orë, mbërriti në ISS më 20 janar.
Geldi Adam!
Dünyaya hoşgeldin @TURKastro Alper Gezeravcı…#GururDuyTürkiye pic.twitter.com/7Va38X4N5u
— Mehmet Fatih KACIR (@mfatihkacir) February 9, 2024