RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zbritet çmimi i naftës dhe benzinës, ngritët ai i gazit në Kosovë

zbritet-cmimi-i-naftes-dhe-benzines,-ngritet-ai-i-gazit-ne-kosove

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për ditën e mërkure.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.71 euro për litër, i benzinës me 1.36 euro dhe i gazit me 0.77 euro. Pra, ka në rënie prej 1 centi në dizell dhe 2 centësh në benzin dhe ngritje prej 1 centi në çmimin e gazit.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së mërkurës dhe janë të vlefshme për 24 orë. Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Çmimi i naftës në Kosovës në javët e fundit ka shënuar vlera rekorde, për t’u rritur dita-ditës.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, në muajin qershor, kishte marrë të njëjtin vendim.

Naftëtarët në Kosovë më 9 qershor, i kishin kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të ruhet ekonomia e tregut të lirë dhe që minimalisht marzha (çmimi maksimal) për shitje me shumicë të jetë 3 për qind dhe për shitje me pakicë 12 për qind.

Edhe në muajin mars, ishte marrë vendimi që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale apo marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë. Sipas këtij vendimi, marzha më e lartë tregtare ishte deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë ishte në 6 për qind.

Related posts

Stoltenberg: Aleatët e NATO-s synojnë t’i dorëzojnë Ukrainës 1 milion dronë

rezart morina

Gjenden mbetje mortore në Prishtinë

admin

Mbi 15 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin për TRUST-in

admin