Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar për çmimin maksimal të lejuar për secilin produkt të derivateve.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është 1.60 euro për litër, i produktit benzinë 1.34 euro për litër dhe gasit 0.75 euro për litër.
Këto çmime vlejnë për 25 dhe 26 shtator.
Aktualisht një barrel naftë WTI po tregtohet me 78 dollarë, ndërsa ajo Brent me 86 dollarë, pra duke shënuar rënie deri në 5 për qind brenda ditës.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, në muajin qershor, kishte marrë të njëjtin vendim.