RTV AHIRETI
Shëndetësi

Zbuloni sa sheqer duhet të shtoni në kafe, kjo është sasia ditore e rekomanduar

zbuloni-sa-sheqer-duhet-te-shtoni-ne-kafe,-kjo-eshte-sasia-ditore-e-rekomanduar

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit.

Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafe dhe dikush tjetër në zyrë. Të gjithë i drejtohemi kafesë, pavarësisht nëse kemi ngrënë mëngjes apo jo.

Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën çdo mëngjes. Është shndërruar në një përbërës jashtëzakonisht të nevojshëm për një mëngjes energjik.

Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkooli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit. Studimi në fakt nuk vlen për të gjithë, por thekson rëndësinë e kafesë në jetën e shumë njerëzve.

E megjithatë, disa preferojnë të pinë kafe pa përbërës të tjerë shtesë si sheqeri, e disa as që e mendojnë kafenë e hidhur pa pasur pak ëmbëlsi.

Por sa e shëndetshme është kafeja me sheqer dhe cila është sasia e rekomanduar e sheqerit për t’u hedhur sipas sasisë së kafesë që pini?

Të gjitha këshillat e nutricionistëve bashkohen në një pikë: Mos e teproni me sheqerin! Sipas të dhënave, për një filxhan të vogël kafeje ekspres normale, e cila përmban 30 ml kafe, sasia e tolerueshme e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 3.1 gram.

Që do të thotë më pak se një lugë çaji sheqer ose pak lugë çaji. Sipas studimeve të ndryshme, një lugë çaji e plotë sheqer në një filxhan kafe ekspres rrit përqindjen e sheqerit në më të lartë se sasia e sheqerit që përmban një gotë coca-cola. E njëjta gjë vlen edhe për kafen turke, e cila zakonisht përgatitet në shtëpi.

Ndërkohë, për një filxhan të madh kapuçino, i cili përmban 25 ml kafe dhe 85 ml qumësht, sasia e tolerueshme e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 7 gramë. Që do të thotë më pak se dy lugë çaji sheqer.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një sasi prej 25 g sheqer si një sasi të shëndetshme ditore. Me fjalë të tjera, 6 lugë çaji sheqer.

Por kujdes, kjo sasi rekomandohet gjatë gjithë ditës në varësi të ushqimeve që konsumoni duke përfshirë kafen së bashku me ushqimet e tjera.

Related posts

Bajamet janë të mbushura me vitamina, minerale, proteina, fibra, yndyrna të shëndetshme, magnez, vitaminë E dhe antioksidantë të tjerë thelbësorë. Ato janë të gjithanshme dhe mund të hahen të njomura, të papërpunuara ose të shtohen në një shumëllojshmëri pjatash. Përmirëson tretjen: Thuhet se njomja e bajameve mund ta bëjë më të lehtë tretjen e stomakut, gjë që mund të rrisë përthithjen e disa lëndëve ushqyese, njomja e bajameve ndihmon në çlirimin e lipazës, një enzimë që ndihmon trupin tuaj të tresë yndyrnat. Ndihmon humbjen e peshës: Bajamet janë të ulëta në karbohidrate, por të larta në proteina dhe fibra dy lëndë ushqyese që rrisin ndjenjën e ngopjes, duke reduktuar kështu marrjen e përgjithshme të kalorive. Ngrënia e bajameve mund të nxisë metabolizmin tuaj, i cili lidhet me humbje më të mirë të peshës. Bajamet gjithashtu mund të ndihmojnë në humbjen e yndyrës në bark . Rrit funksionin e trurit: Bajamet janë të pasura me vitaminë E që është treguar se promovon vigjilencën, ruan kujtesën më gjatë. Prandaj, bajamet shpesh konsiderohen si ‘ushqim i trurit’. Për më tepër, marrja e niveleve të shëndetshme të vitaminës E është lidhur me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe sëmundjes së Alzheimerit. Duke siguruar dozën ditore të këtij antioksidanti mund ta mbani trurin tuaj të mprehtë, si dhe të ofroni përfitime të shumta shëndetësore. Ul nivelet e kolesterolit: Hulumtimet sugjerojnë se ngrënia e një grushti bajamesh çdo ditë mund të zvogëlojë kolesterolin LDL ose ‘të keq’ duke ruajtur kolesterolin HDL ose ‘të mirë’. Bajamet përmbajnë nivele të larta yndyre (yndyra të pangopura). Përmbajtja e magnezit në bajame mund të ndihmojë në kontrollin e presionit të gjakut. Përmirëson nivelet e sheqerit në gjak: Bajamet përmbajnë gjithashtu sasi të larta të magnezit, një mineral që shumë njerëz, veçanërisht ata me diabet të tipit 2, nuk e marrin mjaftueshëm. Magnezi është i rëndësishëm për menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak përveç proceseve të tjera. Marrja e një sasie të mjaftueshme të këtij minerali mund të ndihmojë në përmirësimin e sindromës metabolike dhe profileve të sheqerit në gjak. E mirë për lëkurën: Nëse dëshironi të keni lëkurë të shëndetshme, atëherë konsumimi i një grushti bajamesh tju vij në ndihmë. Antioksidantët në bajame, veçanërisht vitamina E, mund të ndihmojnë në reduktimin e shenjave të plakjes dhe mbrojtjen e lëkurës tuaj nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira duke ju dhënë një lëkurë pa njolla dhe me shkëlqim.

Muhamet Ramadani

Lëng limoni në vend të kafes së mëngjesit

admin

Gjëndra tiroide dërgon tri shenja për ndihmë

admin