RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zëdhënësi i qeverisë franceze pretendon: Disa protestues vijnë në protesta “për të vrarë”

zedhenesi-i-qeverise-franceze-pretendon:-disa-protestues-vijne-ne-protesta-“per-te-vrare”

Zëdhënësi i Qeverisë së Francës, Olivier Veran lidhur me protestat që mbahen kundër reformës së diskutueshme që rrit me 2 vjet moshën e pensionit në vend, pretendon se disa protestues vijnë për të vrarë dhe jo për të protestuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë pas Këshillit të Ministrave, Veran tha se zhvillimi i protestës është një e drejtë dhe se e respektojnë këtë.

“Disa pjesëmarrës të rregullt të protestave nuk vijnë për të protestuar por për të thyer, shkatërruar, madje për të vrarë. Në protestat e 1 majit disa erdhën për të vrarë policë”, tha Veran duke treguar si shembull sulmin ndaj një polici me koktej molotov në protestën e fundit masive.

Ai mbrojti idenë se ata që ushtruan dhunë gjatë protestave nuk duhet të lejohen të marrin pjesë në protesta me arsyen se rrezikojnë sigurinë. Zëdhënësi i qeverisë franceze tha se “Është e padurueshme të shohësh dhjetëra, qindra shkatërrues që vijnë në protesta”.

Lidhur me “dritën e gjelbër” që sindikatat kanë dhënë për bisedime me qeverinë, Veran tha se qeveria nën drejtimin e kryeministres Elisabeth Borne ka përcaktuar një udhërrëfyes për të arritur rezultate në bisedime.

1 maji në vend kaloi me incidente

Mes policisë dhe protestuesve u shënuan incidente, në protestat masive që u mbajtën kundër reformës së pensioneve në të gjithë vendin në Francë më 1 maj, ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

Në protesta u arrestuan 540 persona, 305 prej të cilëve në Paris, ndërsa shkaktoi reagim që nga policia u vendosën në objektiv edhe shumë gazetarë. Observatori “Street-Medics” tha se në protesta u plagosën rreth 200 persona, 30 prej të cilëve rëndë dhe se në mesin e të plagosurve ka civilë që nuk morën pjesë në protesta.

Sindikata e Përgjithshme e Punës (CGT), një nga federatat më të mëdha të punës në vend, tha se në protestat e mbajtura më 1 maj në 310 pika të ndryshme në të gjithë Francën morën pjesë rreth 2.3 milionë persona, prej të cilëve 550 mijë kryesisht në Paris. Ndërsa Ministria e Brendshme njoftoi se numri i pjesëmarrësve në të gjithë vendin është 782 mijë.

Reforma e pensioneve

Protestat masive filluan më 16 mars pasi Qeveria e Francës mori vendim për të miratuar pa votim në Parlament projektligjin i cili përfshin rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Në shumë pjesë të vendit u shënuan ngjarje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë e cila kryen ndërhyrje të ashpër ndaj protestuesve. Në protestat e mbajtura në të gjithë vendin që nga 16 marsi e deri më tani janë arrestuar mbi 1.000 persona.

Këshilli Kushtetues të cilit opozita dhe qeveria iu drejtuan për të përcaktuar nëse reforma është apo jo në përputhje me kushtetutën, miratoi projektligjin që rrit moshën e pensionit në 64 vjeç dhe rrëzoi tërësisht ose pjesërisht 6 pikat.

Projektligji në fjalë u botua në “Gazetën Zyrtare” pasi u nënshkrua nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Related posts

Palestinë, një fëmijë rrëzohet për vdekje nga një lartësirë duke ikur nga forcat izraelite – VIDEO

admin

“Rrezikon t’u shkaktojë fëmijëve varësi, ankth e depresion!”- BE paralajmëron ‘TikTok Lite’: Aplikacioni mund të pezullohet nga Evropa nëse nuk ofron siguri për përdoruesit

admin

Gazetarët e AFP-së mblidhen në mbështetje të kolegëve në Gaza

admin6