RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Thatësira “pushton” Evropën, dalin në pah “thesaret” e fshehur ndër shekuj

thatesira-“pushton”-evropen,-dalin-ne-pah-“thesaret”-e-fshehur-nder-shekuj

Prej javësh, Evropa po përballet me një thatësirë ekstreme, ndërsa vala e të nxehtit vazhdon. Lumenjtë dhe liqenet janë tharë, duke shkaktuar probleme të mëdha për anijet. Nivelet e ulëta të ujit kanë zbuluar gjithashtu disa thesare të “varrosura”.

 

Më ogurzi prej tyre janë “gurët e urisë”, të gdhendura në vijën ujore të lumenjve gjatë thatësirave të mëparshme si një paralajmërim për brezat e ardhshëm se kur gurët janë mbi ujë, vështirësitë janë përpara, raporton BBC.

Shumica e gurëve janë rishfaqur në brigjet e lumit Elba, i cili rrjedh nga Republika Çeke përmes Gjermanisë.

Një gur, i cili u gdhend për herë të parë qysh në shekullin e 15-të, doli gjithashtu në 1616, kur vendasit gdhendën në të fjalët “nëse më shihni, qani”.

Nivelet e ulëta të ujit në Danub në Serbi kanë zbuluar mbetjet e fundosura të anijeve të Luftës së Dytë Botërore, ende të ngarkuara me eksploziv.

anije

Anijet, të gjetura pranë qytetit të Prahovës, ishin pjesë e një flote naziste të fundosur në vitin 1944.

Mjete të pashpërthyera janë gjetur edhe në lumin Po në Itali.

arme

Nivelet e ulëta të lumit Tiber në Romë kanë zbuluar rrënojat e një ure të lashtë e cila mund të jetë ndërtuar nga perandori Neron rreth vitit 50 pas Krishtit.

ura

Në Spanjë, “Spanish Stonehenge” është shfaqur në rezervuarin Valdecanas në provincën qendrore të Caceres. I quajtur zyrtarisht Dolmen i Guadalperal, rrethi i gurëve besohet se daton në 5000 vjet para Krishtit. Ato u zbuluan nga një arkeolog në vitin 1926, por zona u përmbyt në një projekt zhvillimi rural në 1963. Që atëherë ato janë parë vetëm katër herë.

guret

Në Galicia, në kufirin me Portugalinë, një “fshat fantazmë” u shfaq në fillim të vitit pasi thatësira zbrazi në mënyrë dramatike ujërat e një rezervuari.

fshati fantazme

 

 

Related posts

Putini arreston qindra protestues, përfshirë edhe gratë protestuese – VIDEO

admin

Dy nënoficerët e FSK-së diplomuan në Turqi, në mesin e 96 pjesëmarrësve

admin

Nisën për në Vjenë 50 qytetarë që fituan udhëtimin nga Qeveria, Kurti thotë se sot u hoq një padrejtësi

admin6