RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelanda e Re do ndalojë shitjen e cigareve për ata që kanë lindur pas vitit 2009

zelanda-e-re-do-ndaloje-shitjen-e-cigareve-per-ata-qe-kane-lindur-pas-vitit-2009

Zelanda e Re ëndërron për një brez “pa duhan” deri në vitin 2025.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Ayesha Verrall ka promovuar projektligjin e parë që ndalon shitjen e cigareve për të lindurit pas vitit 2009.

Masat e reja shihen si të parat në botë dhe kanë shkaktuar një përzierje lëvdatash për inovacionin, por edhe shqetësimesh për pasojat e mundshme.

Çfarë parashikon saktësisht ligji?

“Aktualisht është në diskutim në Parlament”, ​​tha Verrall për Repubblica.

“Presim që të arrihet miratimi i shpejtë sepse situata në vendin tonë është shqetësuese. 90% e popullsisë së rritur dhe 11.6% e qytetarëve 15 vjeç e lart pinë duhan. Përqindja rritet në 29% te Maori. Do të synojmë një ulje drastike të duhanpirësve nën 5%”.

Përveç ndalimit të shitjes së cigareve për adoleshentët, kompanive prodhuese do t’u kërkohet të ulin në mënyrë drastike nivelet e nikotinës në cigare, të cilat mund të shiten vetëm në dyqane të specializuara, hyrja e të cilave do të ndalohet për të miturit. /oranews

Related posts

TikTok paralajmëron: Ndalesa në SHBA e përdorimit të aplikacionit do të cenojë fjalën e lirë

admin

“Do të jem tepër i mërzitshëm”- Blinken refuzon t’i përgjigjet pyetjes për sulmin të Izraelit ndaj Iranit

admin

Tirana dhe Shkupi hapin negociatat e anëtarësimit, Rama: Falënderoj popullin shqiptar që nuk u dorëzua në aspiratat drejt BE-së

admin