Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se plani i Rusisë për të aneksuar territorin e pushtuar ukrainas pas një sërë referendumesh e ka vendosur presidentin rus, Vladimir Putin kundër gjithë njerëzimit.
“Një sinjal i qartë kundër aneksimit rus tani do të ishte i nevojshëm nga çdo vend në botë”, tha Zelensky.
Ai e quajti çdo aneksim të paligjshëm të Rusisë, një krim kundër të gjitha shteteve.
Referendumet janë mbajtur gjatë pesë ditëve në katër zonat pjesërisht të pushtuara nga Rusia, në Kherson, Donetsk, Luhansk dhe Zaporizhia. Ukraina dhe vende të tjera i kanë cilësuar këto referendume si “të rreme”.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i përshkroi aneksimet e zonave ukrainase si shkelje të ligjit ndërkombëtar. /atsh