RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky: Asnjë marrëveshje për çështjet kryesore në bisedimet e Gjenevës

zelensky:-asnje-marreveshje-per-ceshtjet-kryesore-ne-bisedimet-e-gjeneves

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje midis Ukrainës dhe Rusisë për çështjet kryesore në bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Gjenevë.

“Mund të shohim se është bërë njëfarë pune bazë, por për momentin qëndrimet ndryshojnë, sepse negociatat nuk ishin të lehta”, u ka thënë presidenti ukrainas gazetarëve pas përfundimit të bisedimeve, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Ai ka përmendur fatin e territoreve të pushtuara në lindje të Ukrainës dhe të ardhmen e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, të cilin Rusia e ka marrë nën kontroll, si çështjet “e ndjeshme” të pazgjidhura në bisedimet e paqes.

Të mërkurën në Gjenevë është mbajtur dita e dytë e një rundi të ri bisedimesh ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

Related posts

Ushtria izraelite evakuon me forcën e armës palestinezët e strehuar në spitalin “Nasser”

Muhamet Ramadani

SHBA heq sanksionet ndaj Francesca Albanese, raportueses së OKB-së për Palestinën

Muhamet Ramadani

I zhdukur prej të enjtes, gjendet i pajetë 61-vjeçari/ Emri

admin