RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky i pajtimit që India ta organizojë samitin e dytë të paqes për Ukrainën

zelensky-i-pajtimit-qe-india-ta-organizoje-samitin-e-dyte-te-paqes-per-ukrainen

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se po zhvillohen bisedime me Arabinë Saudite, Katarin, Turqinë dhe Zvicrën në lidhje me samitin e dytë për paqen në Ukrainë.

Zelensky ka thënë gjithashtu se ia kishte bërë të ditur kryeministrit të Indisë, Narendra Modi se do të mbështeste Indinë që të organizojë samitin e dytë për paqen, pasi Kievi shpreson të gjejë një mikpritës midis vendeve në Jugun Global, raporton Reuters.

“Por unë dua të jem i sinqertë dhe kjo vlen jo vetëm për Indinë, por për çdo shtet që do të pranonte organizimin e një samiti të dytë. Ne nuk do të jemi në gjendje të mbajmë një samit paqeje në një vend që nuk i është bashkuar ende deklaratës për paqe të samitit”, ka thënë Zelensky.

Presidenti ukrainas shtoi se ai diskutoi të gjitha pikat nga komunikata dhe samiti i mëparshëm i paqes edhe gjatë takimit me Modin të premten.

Samiti i parë i paqes për Ukrainën është mbajtur në fillim të qershorit në Lucern të Zvicrës.

Related posts

Shkon në mbi 15 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri

rezart morina

Pendarovski: Ka kaluar koha kur Shqipërinë e shihnim si kërcënim të sigurisë për Maqedoninë e Veriut

admin

Tërmet me mangnitudë 3.9 në Shqipëri

admin