Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është zotuar të intensifikojë përpjekjet për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia në jug të vendit.
“Së bashku do të fitojmë. Brigjet e Ukrainës nuk do t’i tolerojnë kurrë këta pushtues”, tha Zelensky gjatë një vizite në qytetin port të Odesës.
“Armiku padiskutim, nuk do të diktojë kushtet në Detin e Zi”, shtoi ai.
“Pushtuesit do të shqetësohen për afrimin e Krimesë tonë ukrainase dhe bregdetit tonë në Detin Azov”, tha Zelensky.
Gadishulli i Krimesë u aneksua nga Rusia në vitin 2014, por njihet ndërkombëtarisht si i Ukrainës, ndërsa qytetet në Detin Azov janë pushtuar nga trupat ruse gjatë luftës 16-mujore.
Zelensky vizitoi komandantët ushtarakë në Odesa dhe ushtarët e plagosur në spital. /atsh