RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky: Raketat penguese evropiane nuk mund të lihen në depo

zelensky:-raketat-penguese-evropiane-nuk-mund-te-lihen-ne-depo

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sistemet evropiane të raketave penguese “nuk mund thjesht të lihen në depo”, pas një vale të re sulmesh ruse ndaj Ukrainës.

Gjatë javëve të fundit, Zelensky ka bërë thirrje vazhdimisht për më shumë mbështetje në fushën e mbrojtjes ajrore, përballë shtimit të sulmeve ruse.

Në një postim në platformën X, Zelensky thekson se “jetët duhen mbrojtur” dhe pohon se raketat balistike të Koresë së Veriut po përdoren për të “shkatërruar infrastrukturën dhe për të marrë jetë këtu në Evropë”.

Ai ka thënë se Rusia duhet ndalur dhe ka shtuar se paketat e reja të mbështetjes “nënkuptojnë fjalë për fjalë jetë të shpëtuara dhe infrastrukturë të mbrojtur çdo ditë”.

Related posts

Vijimi i lëvdatave për heroin e Sidnejit: nga politika, te fisi e te familja

Muhamet Ramadani

Virusi që po merr jetë në Ballkan

Muhamet Ramadani

Kenia, rritet në 264 numri i të vdekurve nga kulti i urisë

admin