Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në konferencën e përbashkët për media në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se shtetet e Ballkanit duhet të jenë bashkë, pasi Rusia do të bëjë gjithçka për ta destabilizuar rajonin.
Zelensky ka thënë se mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkim Evropian.
“Ky Samit sot ishte bashkim. Shtetet e Ballkanit duhet të jenë bashkë, sepse Rusia do të bëjë gjithçka për ta destabilizuar Ballkanin. Rusia nuk do të ndalet. Do të përdorë taktika tjera, do të tentojë ato në vende që mund të ketë sukses, sidomos në ato të vogla si Moldavi, vendet e Baltikut apo të Ballkanit”, tha Zelensky.
Ai ja thënë se të gjitha vonesat me furnizime, gjitha hezitimet e inspirojnë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Ai ka kërkuar mbështetje në formulën 10-pikëshe të tij për paqe.
“Lufta është nisur nga një person i vetëm, por puna për paqe është punë që duhet bërë gjithë bashkë. Gjithë ata që vlerësojnë rregullat, rendin botëror, duhet të na mbështesin”, tha Zelensky.