Bota duhet t’i përgjigjet me vendosmëri çdo përpjekjeje ruse për të prishur korridorin e eksportit të grurit të Ukrainës, tha mbrëmë Volodymyr Zelenskyy.
Disa anije të tjera u nisën nga portet e Detit të Zi të martën, pavarësisht se Moska pezulloi pjesëmarrjen e saj në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB për sulmet e supozuara me dron.
Zelenskyy tha se kjo lëvizje ishte falë punës së Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara.
“Një mbrojtje e besueshme dhe afatgjatë nevojitet për korridorin e grurit,” tha udhëheqësi ukrainas. “Rusia duhet të ndërgjegjësohet qartë se do të marrë një përgjigje të ashpër nga bota ndaj çdo hapi për të penguar eksportin tonë të ushqimit.”
Marrëveshja e drithërave synonte të ndihmonte në shmangien e urisë në vendet më të varfra duke injektuar më shumë grurë, vaj luledielli dhe plehra në tregjet botërore.
Ministri ukrainas i infrastrukturës Oleksandr Kubrakov tha se tetë anije pritej të kalonin nëpër korridor të enjten. /tch