RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy kthehet nga Turqia bashkë me ish komandantët ukrainas që luftuan në Mariupol – VIDEO

zelenskyy-kthehet-nga-turqia-bashke-me-ish-komandantet-ukrainas-qe-luftuan-ne-mariupol-–-video

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u kthye në atdhe pas një vizite në Turqi, të shtunën, duke sjellë në Ukrainë pesë ish-komandantë të garnizonit në Mariupol, pavarësisht një marrëveshjeje të vitit të shkuar, për shkëmbimin e robërve të luftës, sipas së cilës, ata duhej të qëndronin në Turqi.

Rusia reagoi menjëherë pas lirimit të tyre. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Turqia kishte shkelur kushtet e marrëveshjes dhe nuk e kishte informuar Moskën.

Komandantët, të cilët në Ukrainë cilësohen si heronj, udhëhoqën vitin e kaluar luftimet për mbrojtjen e portit të Mariupolit, qyteti më i madh që rusët kanë vënë nën kontroll gjatë agresionit të tyre.

Mijëra civilë u vranë në Mariupol gjatë rrethimit tremujor nga trupat ruse, që çoi në shkatërrimin e qytetit.

Forcat mbrojtëse ukrainase rezistuan në tunele dhe bunkere poshtë uzinës së Azovastalit, derisa në maj morën urdhër nga Kievi që të dorëzoheshin.

Moska liroi disa prej forcave ukrainase në shtator, pas një marrëveshjeje për shkëmbimin e robërve të luftës, të ndërmjetësuar nga Ankaraja, sipas së cilës, komandatët duhet të qëndronin në Turqi deri në përfundim të luftës.

“Po kthehemi në atdhe nga Turqia, dhe po sjellim në shtëpi heronjë tanë”, tha Presidenti Zelekskyy i cili u takua për bisedime me Presidentin e Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan, të premten.

“Ushtarët ukrainas Denys Prokopenko, Svyatoslav Palamar, Serhiy Volynsky, Oleh Khomenko, Denys Shleha më në fund do jenë pranë familjeve të tyre”, tha presidenti ukrainas përmes një mesazhi në aplikacionin Telegram.

Zëdhënësi i Kremlinit i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA se “askush nuk na ka informuar për këtë. Këta persona duhet të qëndronin në territorin turk deri në fund të konfiktit”.

Sipas tij, lirimi e tyre është rezultat i trysnisë së lartë nga aleatët e Turqisë në NATO, në prag të takimit të nivelit të lartë të aleancës ushtarake javën e ardhshme, në të cilin Ukraina shpreson të marrë një sinjal pozitiv mbi synimet e saj për anëtarësim. /voa

Related posts

OKB: Gaza po përballet me katastrofë epike humanitare

rezart morina

Siri, organizata terroriste PKK/YPG detyron arabët në Deir Ez-Zor të migrojnë

admin

Osmani: Drejtësia për masakrën e Dubravës do të jetë triumf i së vërtetës

rezart morina