RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shtëpia e Bardhë thotë se Irani ndaloi 800 ekzekutime të planifikuara mes protestave

shtepia-e-bardhe-thote-se-irani-ndaloi-800-ekzekutime-te-planifikuara-mes-protestave

Shtëpia e Bardhë deklaroi të enjten se autoritetet iraniane kanë “pezulluar” 800 ekzekutime të planifikuara, mes protestave që kanë zgjatur prej javësh, duke shtuar se Washingtoni po e “monitoron nga afër” situatën, raporton Aandolu.

“Presidenti sot mëson se 800 ekzekutime që ishin planifikuar dhe pritej të zhvilloheshin dje, janë ndalur”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Leavitt tha se administrata e presidentit amerikan Donald Trump po vazhdon të vlerësojë zhvillimet lidhur me Iranin dhe sinjalizoi se hapa të tjerë mbeten të mundshëm.

“Presidenti dhe ekipi i tij po e ndjekin nga afër këtë situatë dhe të gjitha opsionet mbeten në tryezë për presidentin”, tha Leavitt.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka premtuar vazhdimisht mbështetje për protestuesit në Iran, ku demonstratat antiqeveritare kanë përfshirë vendin që nga muaji i kaluar.

Zyrtarët iranianë kanë akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për mbështetje të asaj që e quajnë “trazira” dhe “terrorizëm” gjatë protestave.

Autoritetet nuk kanë publikuar shifra zyrtare për viktima ose të ndaluar. Agjencia e Lajmeve e Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), me bazë në SHBA, vlerëson se janë vrarë mbi 2.600 persona, përfshirë protestues dhe forca sigurie.

Related posts

Rebelët Houthi të Jemenit lëshojnë raketa drejt Izraelit, aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore

admin

Tërnava uron myslimanët: Të lutemi për shëndet e mirëqenie, solidaritet e siguri

Muhamet Ramadani

Ekipi i OKB mbërrin në Kiev, nesër nis inspektimi në Zaporizhzhia

admin