RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy thotë se Ukraina do të anëtarësohet në NATO vetëm pasi të fitojë luftën kundër Rusisë

zelenskyy-thote-se-ukraina-do-te-anetaresohet-ne-nato-vetem-pasi-te-fitoje-luften-kunder-rusise

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se beson që vendi i tij do të anëtarësohet në NATO vetëm pasi të fitojë luftën kundër Rusisë, raporton Anadolu.

Teksa vizitoi Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në kryeqytetin Kiev së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Zelenskyy tha: “Për mendimin tim personal, ne do të jemi në NATO vetëm kur të fitojmë. Nuk besoj se do të pranohemi në NATO gjatë luftës”.

“Për disa, ky është një rrezik, për disa, është thjesht skepticizëm”, tha Zelenskyy gjatë një takimi me oficerët në universitet.

Duke thënë se çështja e pranimit të Ukrainës në NATO është një çështje politike dhe jo një vendim i bazuar në “përputhshmërinë” e Kievit me standardet e aleancës, Zelenskyy tha se nevojitet një fitore që Kievi të përfshihet politikisht.

“Unë besoj se një nga arsyet pse ka një luftë është sepse ne nuk ishim në aleancë më parë”, tha më tej Zelenskyy, duke shtuar se Rusia ka punuar me partnerët e Ukrainës shumë vite më parë në mënyrë që Kievi të mos pranohet në NATO dhe BE-së.

Nga ana e tij, Stoltenberg tha se është e nevojshme që 32 anëtarët e NATO-s të bien dakord për të ftuar një vend të ri për t’u bërë anëtar i aleancës, por se ata aktualisht nuk kanë një konsensus të tillë.

Gjatë ditës së djeshme, Stoltenberg mbërriti në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar, gjatë së cilës ai zhvilloi bisedime me Zelenskyy-n dhe mbajti një fjalim në parlamentin e Ukrainës.

Related posts

Gjermania refuzon të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë

rezart morina

Amnesty bën thirrje për armëpushim në gazetat amerikane dhe britanike

admin6

Gjermania, Kosovës e Serbisë për takimin e 18 marsit: Mos t’iu ikë autobusi

rezart morina