RTV AHIRETI
EvenimenteKulturëLajmeRajon dhe Botë

Zëri i Hind Rajab – një dramë tronditëse bazuar në ngjarje të vërteta, së shpejti në kinema

zeri-i-hind-rajab-–-nje-drame-tronditese-bazuar-ne-ngjarje-te-verteta,-se-shpejti-ne-kinema

Në janar 2024, një vajzë palestineze pesëvjeçare, Hind Rajab, mbeti e vetme brenda një makine në Gaza pasi kushërinjtë, halla dhe xhaxhai i saj u vranë pas një sulmi nga tanket izraelite. Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe arriti të fliste me vajzën në telefon, duke u përpjekur ta qetësonte ndërsa organizonte mbërritjen e një ambulance. Regjistrimet e këtyre bisedave telefonike u publikuan në rrjetet sociale dhe shkaktuan reagime të mëdha.

Tani, këto regjistrime janë shndërruar në bazën e një drame të fuqishme të regjisores tuniziane Kaouther Ben Hania. Filmi zhvillohet i gjithi brenda një zyre të Gjysmëhënës së Kuqe, ku vullnetarët interpretohen nga aktorë, ndërsa zëri i Hindit është real, i marrë nga telefonatat origjinale – një element që e bën përjetimin edhe më të dhimbshëm.

Kritiku Nick Howells nga The Standard e përshkruan filmin si “tronditës dhe emocionalisht shkatërrues në ekstrem”, duke e quajtur dramën për vdekjen e Hind Rajab “një vepër absolutisht thelbësore”.

Filmi publikohet në SHBA më 17 dhjetor. /mesazhi

Related posts

Polonia thërret të ngarkuarin me punë të Izraelit, kërkon kërkim-falje për trajtimin e aktivistëve të flotiljes Sumud

RTI

Të paktën 10 civilë të vrarë në një sulm të ri rebel në lindje të Kongos

RTI

Ndriçimi i fatit të të pagjeturve, kërkohet nga BE-ja që ta kushtëzojë Serbinë

admin