RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zgjedhjet e 7 qershorit: KQZ-ja sot mban mbledhjen e parë

zgjedhjet-e-7-qershorit:-kqz-ja-sot-mban-mbledhjen-e-pare

Sot, duke filluar në orën 11:30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e parë pas caktimit të datës 7 qershor 2026 për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Në rend të ditës do të jenë vendimet e para do të jetë vendosja e afateve të aktiviteteve zgjedhore dhe miratimi i planit të buxhetit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se me planin e aktiviteteve, KQZ rregullon çështjet mbi të cilat ndërtohet i gjithë procesi zgjedhor dhe që kanë të bëjnë me votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit.

“Pra, këtu përcaktohen afati për partitë politike për të formuar koalicione dhe deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje; afatin për subjektet politike për t’u certifikuar e për të dorëzuar listën e kanidatëve për deputetë; dhe periudhën e fushatës zgjedhore. Po ashtu, me anë të këtij plani, KQZ cakton edhe kohën për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, votimin përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike, si dhe regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta. Pjesë e këtij plani është edhe vendosja e afateve për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, meqenëse këto janë zgjedhje të parakohshme“organizimi i tyre bëhet me afate të shkurtëra kohore dhe se KQZ do t’i përshtas këto afate sipas nevojës de në pajtim me rrethanat.

Gjithashtu, Elezi ka treguar se në këtë mbledhje KQZ pritet të miratojë planifikimin e buxhetit të nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve.

“Viti 2026 nuk është një vit zgjedhor dhe kjo do të thotë se në buxhetin vjetor të KQZ-së të ndarë me ligjin e buxhetit, nuk ka mjete të planifikuara për zgjedhje të parakohshme. Në rrethana të tilla, ashtu siç është vepruar në të kaluarën, KQZ i drejtohet Qeverisë së Kosovës me kërkesë për mjetet që janë të nevojshme për mbulimin e shpenzimeve”, tha ai.

Related posts

Aksion i Policisë së Kosovës në Veri, mbyllen pesë komuna paralele

admin

Ushtria izraelite mbyll disa fshatra në Bregun Perëndimor pas të shtënave me armë

admin

Celine Dion sfidon sëmundjen! Pas performancës së jashtëzakonshme në Lojërat Olimpike, ja ku pritet ta shohim këngëtaren

admin