Zgjedhjet e Brazilit po shkojnë në një raund të dytë në të cilin krahu i majtë Luiz Inácio Lula da Silva do të përballet me presidentin aktual të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro.
Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Lula kishte fituar 48% kundrejt 43% të Bolsonaros, një rezultat shumë më i afërt se sa kishin sugjeruar sondazhet, shkruan BBC.
Por Lula nuk arriti më shumë se 50% të votave të vlefshme të nevojshme për të parandaluar balotazhin.
Votuesit tani kanë katër javë për të vendosur se cili nga të dy duhet të udhëheqë Brazilin.
Për Lulën – i cili nuk mundi të kandidonte në zgjedhjet e 2018 sepse ishte në burg pasi u dënua për akuza korrupsioni – kjo paraqet një rikthim të jashtëzakonshëm.
Dhe presidenti Bolsonaro, për të cilin sondazhet kishin treguar se ishte shumë pas Lulës, do të gëzohet për faktin se ai u tregoi se anketuesit e kishin gabim, ashtu siç kishte parashikuar që do ta bënte. /euronews