RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zgjedhjet në veri, Haxhiu: KQZ dhe institucionet e sigurisë të vlerësojnë situatën

zgjedhjet-ne-veri,-haxhiu:-kqz-dhe-institucionet-e-sigurise-te-vleresojne-situaten

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi sot se është në përgjegjësinë e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe institucioneve të sigurisë për të vlerësuar mbajtjen ose jo zgjedhjeve në katër komunat veriore.

Haxhiu, në konferencë për medie tha se çfarëdo kërkese që ka KQZ-ja do ta zbatojë ekzekutivi.

Në lidhje me rastin e plagosjes së një qytetari serb në veri, ajo tha se e Qeveria e ka dënuar rasti dhe se katër zyrtarët policorë janë në mbajtje dhe janë suspenduar nga puna.

Megjithatë, ajo theksoi se Policia e Kosovës është më kredibile në rajon.

Në lidhje me procesin gjyqësor të ish krerëve të UÇK-së në Hagë, Haxhiu u shpreh se beson në pafajësinë e tyre.

Në konferencë për medie, ishte edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila tha se pret ulje të çmimeve të produkteve bazë, pas uljes së çmimit të naftës.

Related posts

Vuçiq: Serbia do të blejë dronë kamikazë nga Emiratet

Muhamet Ramadani

Arrestohet një adoleshent për planifikimin e sulmit në xhami në Hungari – VIDEO

admin

Dyshime për mashtrime ndaj pensionistëve, Prokuroria nis hetimet

Muhamet Ramadani