RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zgjedhjet në veri – KQZ sot do t’i shpallë rezultatet përfundimtare

zgjedhjet-ne-veri-–-kqz-sot-do-t’i-shpalle-rezultatet-perfundimtare

Komisioni Qendror Zgjedhjeve ( KQZ) sot do të shpallë rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq.

Mbledhja e KQZ-së do të mbahet nga ora 13:00, transmeton Telegrafi.

Në zgjedhjet e 23 prillit, pjesëmarrja e qytetarëve ishte shumë e ulët. Nga 45 mijë qytetarë më të drejtë vote vetëm 1 mijë e 557 prej tyre e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar ditën e diel në komunat veriore.

Reklama

Bojkoti i zgjedhjeve nga serbët, analistët skeptik që kryetarët do të mund t’i qasen punës
Lexo po ashtu
Bojkoti i zgjedhjeve nga serbët, analistët skeptik që kryetarët do të mund t’i qasen punës
Për bojkotimin që iu bë zgjedhjeve të organizuara nga institucionet kosovare, liderët kosovarë fajësuan Serbinë, duke thënë se presioni dhe kërcënimet nga Beogradi po vazhdojnë ndaj qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë.

Reagime ka pasur edhe nga Bashkimi Evropian, të cilët konsideruan që zgjedhjet në veri nuk ofrojnë zgjidhje politike dhe se serbët duke kthyer urgjent në institucionet kosovare.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në Leposaviq ka fituar kandidati Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje, me 100 vota. Në Zubin Potok fitues është Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës më 196 vota. Në Zveçan fitues është Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës më 114 vota. Në Mitrovicë të Veriut fitues është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje me 519 vota.

Related posts

Francë – Planifikohen protesta të reja kundër reformës së pensioneve

admin

Altun: I rëndësishëm lajmi i shëndetshëm në luftën kundër fatkeqësive

admin6

Scholzi ia rikujton Vuçiqit zotimet për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

RTI