RTV AHIRETI
Lajme

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni

zgjedhjet-presidenciale-ne-maqedoni

Kandidatja opozitare, Gordana Siljanovska-Davkova, e ka fituar bindshëm rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut të mërkurën, dhe do të përballet me presidentin aktual, Stevo Pendarovski, në rundin e dytë muajin e ardhshëm.

Por, me gjithë fitoren bindëse të Davkovës në rundin e parë, votat e shqiptarëve mund përsëri të luajnë rol kyç në rundin e dytë, sikurse para pesë vjetësh.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Davkova – e cila vjen nga partia opozitare VMRO DPMNE – i fitoi 40.10 për qind të votave, ndërsa Pendarovski nga Lidhja Social Demokrate (LSDM) në pushtet, i fitoi 19.93 për qind të votave.

Shtatë kandidatë garuan në rundin e parë, në mesin e të cilëve edhe dy shqiptarë, të cilët nuk ia dolën të fitonin vota të mjaftueshme për ta siguruar balotazhin.

Ajo u zotua se, nëse zgjidhet presidente, do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit rajonal, “që vendet e rajonit së bashku të ecin drejt rrugës së integrimit në Bashkim Evropian”.

The post Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Popullsia e Spanjës rritet për 6 vite radhazi falë imigrantëve

admin

Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohet familja me 5 anëtarë nga Kosova, mes tyre dy fëmijë

rezart morina

Bashkëshortja e tij nën hetim për korrupsion, kryeministri i Spanjës shqyrton mundësinë e dorëheqjes

admin