Pjesëmarrja ka tejkaluar 61 për qind në zgjedhjet presidenciale të Rusisë, derisa sot votimi hyri në ditën e fundit, raporton Anadolu.
Tre ditë votimi për të zgjedhur udhëheqësin e vendit filloi të premten, me presidentin Vladimir Putin që kërkon një mandat të pestë në detyrë.
Tre kandidatët e tjerë janë Vladislav Davankov i Partisë së Popullit të Ri, Leonid Slutsky i Partisë Liberal-Demokrate të Rusisë dhe Nikolai Kharitonov i Partisë Komuniste.
Duke folur në një konferencë për media në Moskë, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedjeve të Rusisë, Ella Pamfilova, tha se pjesëmarrja deri në ora 09:45 të mëngjesit të sotëm ishte 61.37 për qind, duke marrë parasysh votimin elektronik në distancë.
Pamfilova tha se rreth 280 mijë sulme kibernetike DDos kundër votimit elektronike në distancë janë penguar, duke përfshirë 215 mijë të drejtuara veçanërisht në vetë portalin e votimit.
Ajo gjithashtu tregoi se votimet po monitorohen nga 1.115 vëzhgues dhe ekspertë ndërkombëtar nga 129 vende.
Qendra e votimit në Rusi janë planifikuar të mbyllen sonte në orën 20:00 sipas kohës lokale, me rezultatet e para që priten pas orës 21:00.